Institucionet kulturore, 308 shfaqje në 3 muajt e parë të 2019-ës

Institucionet kulturore në kryeqytet po ofrojnë një sërë aktivitetesh kulturore për artdashësit e gjithë grupmoshave. 

Këto institucione po argëtojnë publikun me një numër të lartë shfaqesh si premiera të ndryshme dhe shfaqje për publikun e vogël.

Të dhënat zyrtare të INSTAT, bëjnë të ditur se numri i shfaqjeve kulturore në tremujorin e parë 2019 ishte 308, duke shënuar 8 shfaqje më shumë, në krahasim me tremujorin e parë 2018. Gjithashtu në tremujorin e parë 2019, numri i spektatorëve është 67.609, duke pësuar rritje me 1,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për tremujorin e parë 2019, Teatri Kombëtar Eksperimental është institucioni që ka numrin më të lartë të spektatorëve, me 22.765 të tillë.

Sipas të dhënave të INSTAT rritjen më të lartë në përqindje për numrin e vizitorëve, në tremujorin e parë 2019 e ka patur Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor me 54,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. /atsh

Loading...