Integrimi, Soreca: BE nuk do të jetë e plotë derisa Shqipëria të jetë pjesë e saj

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca ka zhvilluar sot një takim me studentët e Universiteteve të të Tiranës, së bashku me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Në një postim në Twitter, ambasadori shkruan se në çdo qytet që ka vizituar në vendin tonë gjatë fushatës #EuropeWeeks2021, ai ka takuar njerëz që mezi presin që ta shohin vendin anëtar të BE-së.

Soreca shprehet se BE do të shohë që bisedimet e pranimit të nisin sa më shpjet të jetë e mundur.
“Vitin e kaluar Shtetet Anëtare të BE vendosën të fillojnë negociatat. Së shpejti ata do të vendosin për fillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Muajt e fundit kanë treguar progres të vërtetë në shumë fronte. Ne jemi të bindur se tani është koha për t’u bërë ky hap i rëndësishëm.”
Ambasadori shkruan po ashtu se integrimi në Union po ndodh çdo ditë, dhe se Shqipëria është pjesë e Evropës dhe do të jetë pjesë e BE-së.

“BE nuk do të jetë e plotë derisa Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor të bëhen anëtare të saj.”

Loading...