Inteligjenca amerikane: Putin është shtruar në spital në fshehtësi të madhe, ja çfarë do të ndodhë 10 ditët në vijim

Presidenti rus Vladimir Putin thuhet se i është nënshtruar një operacioni urgjent, për një formë të rëndë kanceri për të cilën u shtrua në spital ditët e fundit në fshehtësi të madhe. Inteligjenca amerikane nxjerr zbulimin e fundit mbi gjendjen kritike shëndetësore të presidentit rus dhe planet e supozuara të Kremlinit për të fshehur ndërhyrjen.

Në dhjetë ditët në vijim do të shihen imazhe të para-regjistruara të Putinit dhe, nëse është e nevojshme, një sozi e tij do të shfaqet në publik.

“Ka prova se, rreth një javë më parë, kishte një urgjencë në klinikën e presidentit rus, ishte natë, ai ishte shumë i sëmurë”, thonë burime të inteligjencës amerikane sipas raporteve nga La Stampa. Me Putinin që e konfirmon shëndetin e përkeqësuar të tij, pasi u pa “duke tërhequr zvarrë këmbën e djathtë gjatë paradës së 9 majit, krahun e shtrembër, fytyrën e zbehtë, shikimin e rraskapitur”. Pas kthimit në operacionin e urgjencës, dyshohet se Putin dje është marrë nën kujdesin e mjekëve rusë.

Sipas amerikanëve, dy dyshe janë në punë për të mbuluar mungesën e presidentit dhe tashmë janë bërë nga shërbimet sekrete të brendshme të Rusisë, FSB, video të shkurtra të punës së Putinit, takime me zyrtarë etj.

Një mbulim prej dhjetë ditësh, por do të duhen pesë për të kuptuar efektet e ndërhyrjes. Por nëse Putin është “nën thikë”, kush është në krye tani në Rusi? Sipas burimeve të mbledhura nga gazeta në disa kanale kundërinformative Telegram gjatë mungesës së Carit, pushteti është në duart e Nikolai Patrushev, ish-kreu i policisë federale. Siç dihet, Kremlini hedh poshtë çdo pretendim për shëndetin e Putinit dhe për patologjitë e supozuara të tij (u fol për kancerin e gjakut, sëmundjen e Parkinsonit dhe problemet e rënda të shpinës).

Loading...