Inteligjenca dhe ndjeshmëria

Ka njerëz që preken nga bukuria që i rrethon, nga një perëndim i diellit, ose nga një “Të dua” që flitet me zemër. 

Ata janë njerëz të ndjeshëm, që ndiejnë gjithçka që ndodh, vëzhgojnë dhe ndjejnë emocionet e të tjerëve. Ata jetojnë me zemrat e tyre në duar, të hapur për botën.

Të qenit i ndjeshëm ndaj kafshëve, muzikës, bukurisë, artit, racës njerëzore, nuk është një shenjë dobësie, por një virtyt dhe për këtë duhet të jemi krenarë. Asnjëherë nuk duhet të kemi turp të shprehim ndjenjat dhe emocionet tona. Ndjeshmëria është sinonim me inteligjencën.

Njerëzit me ndjeshmëri të lartë dallohen. Janë ata që vuajnë nga kritika dhe mendimet negative të të tjerëve. Ata perceptojnë çdo detaj, madje edhe më të vogël. Shpesh ata janë të magjepsur për të vëzhguar një peizazh, një pikturë, një skulpturë, vetëm për të kapur çdo nuancë.

Kjo karakteristikë i bën ata të aftë të vlerësojnë bukurinë e një vendi, meloditë delikate siç janë zhurmja e një zogu ose valët e detit në plazh, por edhe qetësia. Kur një person është i vëmendshëm ndaj gjithçkaje, ai ka një perceptim të brendshëm të bukurisë.

Ndjeshmëria i bën gjithashtu të aftë të shijojnë momente vetmie, dhe të reflektojnë mbi ekzistencën e tyre, por edhe të lidhen me ëndrrat dhe mendimet e tyre. Heshtja i ndihmon të vijnë në kontakt me veten dhe botën.

Kur ata janë të apasionuar pas diçkaje, rrëmbehen nga entuziazmi i tyre dhe gjithashtu mund t’ua përcjellin atë njerëzve që i rrethojnë.

Pasioni i tyre është ngjitës dhe duke bërë kështu, ata transmetojnë emocione pozitive te të tjerët, duke shijuar çdo moment të vetëm të jetës.

Njerëzit e ndjeshëm janë empatikë, kanë një prirje të identifikohen dhe të simpatizojnë me të tjerët. Ata kujdesen për atë që ndodh me njerëzit përreth tyre dhe gjithmonë kërkojnë një mënyrë për t’i ndihmuar ata. Ata kanë një zemër të mirë, një dashamirësi gjithnjë e më të rrallë.

Në një botë ku problemet janë rendi i ditës dhe shpesh na pushtojnë, është thelbësore që të krijojmë momente për ne, të lidhemi me “Unin” tonë të brendshëm dhe ta dëgjojmë atë.

Inteligjenca gjithashtu manifestohet përmes ndjeshmërisë, përmes mënyrës sonë për të parë dhe shijuar jetën. Për këtë është e nevojshme të ndjeni, me shpirt. / meb.al

Loading...