Këtë vendim Irani e mori në mbrëmjen e së dielës në mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur pas vrasjes së komandantit suprem, Qasim Soleimani.
Marrëveshja e vitit 2015 limitonte pasurimin me uranium të shtetit persik dhe lehtësonte sanksionet ekonomike të vendosura nga vendet perëndimore. Irani përkushtohej që uraniumi të përdorej vetëm për energji.
Gjithsesi, presidenti amerikan, Donald Trump u tërheq nga kjo marrëveshje vitin e kaluar pasi e konsideronte jo të denjë për popullin amerikan, dhe pasi që nuk besonte se Irani po i përmbahej marrëveshjes.
Tensionet mes SHBA’së dhe Iranit janë rritur shumë muajt e fundit, dhe ato kulmuan pas sulmit me dron ndaj komandantit të ushtrisë iraniane.
Tani pas tërheqjes nga kjo marrëveshje, Irani nuk do të limitojë prodhimin e uraniumit, shkruan NY Times.
Kështu tani shtetet europiane do të përfshihen në konflikt pasi që do të duhej të ktheheshin në gjendjen para marrëveshjes së vitit 2015.
Qeveria iraniane ka lënë derën hapur për kthim në respektimin e marrëveshjes nëse sanksionet ndaj saj hiqen