Ne nje kohe kur ministri i Jashtem Gent Cakaj po kthen mbrapsht dhjetera vendime te paraardhesit te tij Ditmir Bushati duke hequr edhe nga puna njerez te punesuar prej tij, nje tjeter zyrtare e majte ka dale ne mbeshtetje te Bushatit,
Deklarata e Irena Beqirajt vjen pasi ish ministri i Jashtem mbajti nje fjalim diten e sotme ne Parlament ku ndryshe nga perfaaesues te mazhorances, kerkoi dialog e bashkepunim me opoziten.
Nga Irena Beqiraj
Nese ne nje tavoline te gjithe mendojne njesoj asnje nuk eshte duke menduar gjate!!!!
Fjalimi i Ditmir Bushatit sot ne Parlament ishte nje drite per shpresen e ekzistences se mendimit ndryshe, nje thirrje per ti vendosur gishtin kokes. Asnjehere nuk eshte vone.
Shumekush perciptazi, i zene ne kurthin e mentalitetin ” o me ne o kundra nesh” mund ta shikoje si kundervenije karshi Lidershipit. Ne fakt eshte nje sherbim I bere me guxim jo vetem Partise Socialiste e Lidershipit te saj, por Popullit Shqiptar.
Zgjohuni socialiste !!!!! Ky vend nuk ka nevoje per shkembime batutash , pa kripe e te sforcuara, me deputetet opozitare te ardhur prej procedures por jo prej demokracise , te cileve zeri u dridhet e nuk rrine dot as drejt ne foltore kur kuvendojne, duke te kujtuar me se shumtii nxenesit e dobet para mesuesit. A nuk jeni lodhur duke perseritur mekanikisht fjali pa kuptim e klishe si: ulemi per djalog por jo per negociate ? Po a nuk me thoni , cili eshte precedenti i rezikshem i cili nuk duhet te ndodh se ndryshe ndodh katastrofa me demokracine?
Po si ka mundesi qe rrini neper karrike duartrokisni edhe nuk mendoni qe edhe pse eshte teresisht fajtore, opozita qe ka lene shtepine si nje bashkudhetare e keqe , ju serisht nuk mund te largoheni nga detyrimi per te gjetur zgjidhje urgjente per te miren e familjes tone te perbashket , Shqiperise.
Ditmiri tregoi sot se mendon ndryshe, kursesi qe eshte kundra nje individi, qofte ky edhe lideri i partise . Ditmiri percolli mendimin e shume shqiptareve me mendje te ftohte e dy pare tru ne koke qe kemi nevoje per zgjidhje e jo per karshillek, retorike , shaka qe nuk bejne me kerkend per te qeshur, perkundrazi trishtojne.
Nuk jemi pa zgjidhje , nese mesojme te degjojme edhe pranojme mendimin ndryshe.
Sot në Kuvend ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, në fjalën e tij sot kritikoi politikën shqiptare duke thënë se duhet të bashkohet për të mirën e qytetarëve. Sipas tij të gjthë duhet të lënë mënjanë inatet dhe të marrim shembullin e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.