Iris Luarasi: Në Shqipëri ka vajza që prostituojnë për një çantë, në fshatra dhe qytete

Pedagogia Iris Luarasi bëri sot një deklaratë shumë të fortë në emisionin Bardh a Zi në ABC, ku tha se në vendin tonë ka vajza të reja, studente dhe më të reja, që prostituojnë dhe shesin trupin e tyre për një send apo diçka më shumë.

“Të gjithë jemi dëshmitarë që ndodh prostitucion në të gjithë Shqipërinë, me studente dhe goca të shkollës së mesme. Në fshatra, në qytete”, tha Luarasi.

Ajo shtoi se është shumë e trishtë kur shikon vajza të reja që prostituojnë për një çantë ndërsa theksoi se kjo shkon deri në nivele ekskortash.
“Është shumë e keqe kur shikon vajza të reja kur prostituojnë për një çantë. Ka edhe nivele ekskortash. Prostitucioni krijon dy viktima në të njëjtën kohë.

Është çështje e primitivizmit të burrave, Kjo është ajo që them që më mirë legalizoje dhe ai shkon në shtëpi publike”, u shpreh Luarasi.

Ndërsa gazetari Agim Baçi tha se është kundër shfrytëzimit të femrës pasi në këtë moment ke fyer veten dhe femrën.

Loading...