Deri para disa vitesh në shtëpinë e Irma Libohovës ekzistonte një kënd i veçantë i dedikuar kukullave për të cilat kujdesej vetëm për to.
E ftuar në “E Diell”, Libohova tregoi se ka një lidhje shpirtërore me kukullat si të filmave vizatimorë dhe kukullave plastike.
“Sesi me duket vetja, si kukull” pohon Irma duke qeshur me të madhe. “dhe nga të gjithë kukullat që kam pasur, atë që nuk e heq kurrë është Pinoku” thotë ajo.
E pyetur sesi është në rolin e vjehrrës, Irma u përgjigj me këngën e Artiola Toskës, “Vjehrra” por duke i ndryshuar paksa tekstin: “Merri punët qetë e qetë, gjithsecili tek shtëpia e vet”.
Me këtë rast morëm vesh që Irma nuk jeton në të njëjtën shtëpi me djalin, por më vete dhe mesa duket, paska rezultuar një formulë mëse e suksesshme.