Mbrëmjen e sotme po mbahet në ambientet e Pedonales në Tiranë protesta e dytë e Alencës për Mbrojtjen e Teatrit.
Protesta vjen si shprehje e revoltës paqësore ndaj shoqërimit të dhunshëm pa shkak të 4 anëtarëve të Aleancës mbrëmjen e ditës së shtunë.
Në një prononcim të shkurtër për FaxNews aktori i njohur Mehdi Malkaj, u shpreh se ata nuk i kanë ndërprerë ndonjëherë protestat ndaj dhe do të vijojnë të luftojnë për të drejtat qytetare.
Malkaj tha me ironi se policia jonë është ndryshe nga policitë e tjera në botë pasi të rreh me dashuri.
“Ne nuk e kemi ndërprerë ndonjëherë protestën, as kemi ndërmend ta ndërpresim, vetëm nëse ndodh një fuqi e jashtëzakonshme. Policia jonë të rreh me dashuri, gjë që se kanë polictë e tjera, se përpara se të të rrahë të tërheq një herë zvarrë”, tha Medi Malkaj.