Ironia e Bora Zemanit me propozimin për martesë, komenti ‘epik’ për Donaldin

Shpresat që Donald Veshaj dhe Bora Zemani të rikthehen bashkë janë të mëdha për fansat e tyre. Cdo lëvizje e tyre bën që ata të aludojnë se ish-çifti mund të ketë shpresë për ribashkim. Kështu është interpretuar edhe video e fundit e postuar nga Bora, jo për ribashkim këtë radhë por për krisje të madhe.

Një video e postuar nga ajo në TikTok po interpretohet si një mesazh që rikthimi i tyre është i pamundur të ndodhë. Përmes një zëri fëmije ajo jep një mesazh që nga të gjithë u besua se është për Donaldin:

‘’Imagjino të më vijë ai kështu dhe unë ta shty t’i them jo s’dua’’, thotë Bora në video ku tregon një unazë dhe e ka fjalën për propozim, të cilin thotë se do ta refuzonte.

Loading...