Bujar Kapexhiu shpërthen në ironi për votimet më 30 qershor. I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, regjizori,aktori dhe karikaturisti i famshëm u shpreh plot ironi për ditën e zgjedhjeve duke thënë se jo vetëm që do shkonte në qendrën e votimit por do pengonte të tjerët të votonin.
Ja deklarata ironike e tij: “Më 30 qershor unë do të shkoj në qendrën e votimit.
Por do shkoj t’u tregoj të tjerëve që të mos votojnë. Do ti pengoj ata në mënyrë që të dënohem 10 vjet që të mos shkoj jashtë shtetit.
Kam vendosur të mos shkoj më jashtë shtetit. As më bën përshtypje fare. Jam kaq mirë këtu në Shqipëri. Le që nuk më lë gazeta të dal jashtë shtetit sepse më do çdo ditë një karikaturë”.