Ironia e gazetarit me italianët që ikën pa paguar: ‘Ne shqiptarët nuk kemi vjedhur asnjë dyqan, asnjë shtëpi, madje asnjë bankë’

Nga Mentor Kikia

Thellesisht te indinjuar nga akti i turisteve italiane!

Te gjithe ne shqiptaret mbetem te shokuar pak dite me pare kur mesuan mbi aktin e turpshem dhe te pa precedent te disa te rinjve italiane qe iken nga nje restorant ne Berat pa paguar faturen.

Lajmi na ra si bombe te gjitheve, pasi ne si popull as kishim pare e as kishim degjuar per ngjarje te tilla. Ndaj edhe ishte e udhes qe ngjarja te raportohej nga te gjitha mediat dhe njezeri qytetaret ta denonin kete akt.

Madje per kete u informua edhe vete kryeministrja e Italise, Meloni, e cila gjithashtu iku pa paguar per pushimet e saj ne Vlore. Dhe meqe asaj ia pagoi faturen vellai i saj Edi Rama, Meloni pagoi faturen e restorantit te Beratit.
Njoftimin e beri publik edhe Ambasada Italiane ne Tirane. Behet e ditur se do te kete nje deklarate ndjese edhe ambasadori i ri (i vjeter) i BE-se Liugi Soreka, meqe edhe ai eshte italian.
Pritet qe parlamenti yne te beje nje note proteste sapo te nise sesioni i ri ne shtator. Gjithashtu mesohet qe kjo ngjarje do te diskutohet edhe ne sesionin e ri te Parlamentit Europian.

Ndersa Ministria jone e Jashtme do ta raportoje ceshtjen edhe ne OKB, pasi ne jeni te gjithe te indinjuar nga mungesa e kultures se qytetareve italiane.

Nuk behet fjale thjeshte per 80 Euro, por kjo ngjarje mund te ndikoje ne prishjen e kultures dhe qytetarise tone dhe te rinjte tane mund te infektohen nga kjo sjellje aspak e denje.

Ne shqiptaret kudo ku kemi shkuar dhe emigruar, kemi rrezatuar kulture dhe qytetari. Vecanerisht ne Itali, ne jo te ikim pa paguar, por nuk kemi vjedhur asnje dyqan, asnje shtepi, madje asnje banke.

Ndaj edhe jehona qe i beme ngjarjes se Beratit, eshte plotesisht e ligjshme.

Loading...