Ish banori Ardit Cuni ai i cili ka reaguar ashpër ndaj Einxhelit, pas sjelljeve të saj në shtëpi

Einxhel kohëve të fundit ka debatuar me shumicën e banorëve. Madje ajo së fundi ka prishur marrëdhëniet edhe me Arbërin. E si duket kjo gjë ka depërtuar edhe jashtë mureve të shtëpisë. Einxhel edhe jashtë shtëpisë ka njerëz që nuk e duan atë në BBV.

Pikërisht është ish banori Ardit Cuni ai i cili ka reaguar ashpër ndaj Einxhelit, pas sjelljeve të saj në shtëpi. Arditi reagimin e ka bërë në Instagram, ku ka kërkuar nga publiku t’a nxjerrin atë jashtë. Einxhel pothuajse nuk ka javë që nuk kalon në nominime por prapë vazhdon ende të jetë në garë.

Në spektaklin e te premtes pati një debat të ashpër mes Einxhel dhe Ilirit dhe kjo u tregua edhe gjatë nominimeve. Pasi Iliri u zgjodh si më i preferuari i publikut, ai tha se banorja që do të çonte në nominim ishte Einxhel.

Teksa diskutonte me banorët, Einxhel tha se e priste këtë veprim prej Ilirit, i cili në spektakël i tha se do ta masakrojë verbalisht sepse ka guxuar të përmendë gruan dhe vajzën e tij. “Që Iliri do të thoshte emrin tim nuk kishte pikë dyshimi. Ai ku të gjejë mundësi të më zhdukë. Ai ka votuar mua dhe ty (i drejtohet Antonelës) ose mua dhe cunat (Dagz dhe PM)”, tha Einxhel.

Ndërsa në nominim kanë dalë Iliri, Claudio, Einxhel dhe Arjola. Kjo e fundit u zgjodh nga Donaldi, i cili tha se donte të shihte se si do të ishte Arjola në televotim. Kujtojme se në fillim të puntatës së mbremshme në Big Brother Vip, Ilir është përplasur me Einxhel teksa kjo e fundit është shprehur se po e përdor familjen për lojë. Iliri ka “shpërthyer” ndaj Einxhelit duke i thënë se e masakron kur i flet për familjen e tij.

Pjesë nga debati/ Ilir Shaqiri: Po më preke pikën time të kuqe unë të masakroj. More vesh, se këto që thua ti janë një ndër idiotësirat e shumta që i thua gjithmonë. Ti gruan time dhe vajzën time nuk ke shans ti zësh me gojë. Duhet ta shpëlash gojën nga mëngjesi deri në darkë.

Einxhel: Ti je mosha e babait tim dhe më ofendon rregullisht, ti ofendon këdo këtu brenda ky është turp. Ilir: Karakterin tënd provokues e di shumë mirë, ti jep ide kur nuk ti kërkon njeri dhe i ke të pavlera. Protagonistë ne debatin e forte mbreme gjate spekatklit ‘live’ ishin edhe Donaldi me Arjolen.

Loading...