Ish-banori i BBV mbështet publikisht Beatrix Ramosajn: Duhet thjesht ta injorosh e qeshësh

Mes personazheve të shumtë që e kanë mbështetur këngëtaren pasi publikoi videon, është edhe ish-banori i BBV, Meridian Ramçaj, i cili ka bërë së fundmi një status në mbështetje të saj.

Ai shkruan se negativiteti i njerëzve nuk është problem i saji dhe se çdo gjë është e përkohshme, përfshirë edhe bullizmin online që po i bëhet asaj.
POSTIMI I PLOTË:

E dashur @beatrixramosaj. Lotët janë shumë të shtrenjtë dhe ato meritojnë të derdhen vetëm për raste të merituara si gëzime apo hidhërime por asnjë lot kot! Asnjë sekondë nga jeta jote , energjia jote, emocioni apo ndjenja jote nuk duhet të shkojë për diçka që nuk të përket! Trixa……

Nëse të duket sikur po humbet githçka, kujto që dhe pëmet çdo vit humbasin gjethet e tyre por sërish qëndrojnë drejt e krenare duke pritur ditë të mira për të gjethuar sërish. Sa herë je e merzitur Trixa kujto qe : 1. Negativiteti i njerëzve të tjerë nuk është problem i yti dhe ti duhet thjesht ta injorosh e qeshësh. 2.

Dhimbja është pjesë e rritjes dhe plagët janë kujtesë e forcës për të mbijetuar çdo situatë të shëmtuar. 3. Çdo gjë është e përkohshme në këtë jetë si ‘Lavdia dhe Rënia e Shokut Zylo’ ashtu dhe bullizimi i figurës tënde nga individë qe ende nuk i kanë dhënë një kuptim jetës së tyre. 4.

Ajo që është e shkruajtur për të ndodhur do të ndodhe ndaj mos u pendo kurrë për të shkuarën as mos kërko të kthesh kohën pas, pasi nuk ka gabime në këtë jetë por vetëm mësime 5. Ditë pas dite, hap pas hapi ajo që duhet të patjetër të bësh është vetëm të shohësh para me kokën lart dhe pozitivitet dhe ndaj atyre që duan të të zhysin në llumin e jetës së tyre. Për narcisistët dhe njerëzit toksikë është një e vërtetë:

Ne momentin kur ata e ndjeinë që nuk kanë më asnjë kontroll tek ty, ata do të përpiqen të kontrollojnë e manipulojnë. Si të shohin te tjerët ty! Të duam siç je e qeshur, e çiltër, e talentuar dhe si thuhet në shqip e bukur??

Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, Beatrix shprehej se ka qenë pjesë e shoëbizit që 15 vjeç por kurrë nuk është përmendur në skandale a debate online. Këngëtarja thoshte se këto tre muaj ajo, familja e saj dhe njerëzit që e kanë mbështetur kanë rënë ‘pre’ e sulmeve online dhe e bullizimit. Ajo shprehej se kishte vendosur të heshte por ka parë se presioni nuk ka mbaruar andaj vendosi të flasë. Në fund, Beatrix e mbylli videon duke deklaruar se çdo njeri që do e ofendojë apo i prishë imazhin në vijim do përballet me ligjin.

Loading...