Ish-deputeti i Kuvendit përplaset me makinë pranë stadiumit ‘Air Albania’, automjeti futet në dyqan

Ish-deputeti Aqif Rakipi është përfshirë në një tjetër aksident rrugor.

Burime bëjnë me dije se makina me të cilën udhëtonte ka përfunduar në një dyqan pranë Stadiumit “Air Albania”. Makina tjetër është BMW sportive.

Ky është aksidenti i dytë që përfshihet ish-deputeti i PDIU-së në Qarkun e Elbasanit. Kohë më parë, ai aksidentoi për vdekje një person në autostradën Tiranë-Durrës. Një 54 vjeç, banues në Kashar u përplas për vdekje në gusht të vitit 2017.
Aqif Rakipit nuk kandidon në këto zgjedhje për shkak të problemeve me ligjin e dekriminalizimit, por djali i tij është kandidat në listën e PS.

Loading...