Ish-deputeti i LSI, Përparim Spahiu: “Policia që paguhet nga taksat tona, që ka detyrë të mbrojë rend dhe qetësi, të arrestojë e çojë në pranga kriminelë, është vënë e gjitha në shërbim të një të çmenduri”

Ish-deputeti i LSI, Përparim Spahiu ka reaguar për përfshirjen e forcave speciale në fushatën elektorale të PS. Në një reagim në Facebook, Spahiu thotë se vetëm në Venezuelë ndodh që policia është në shërbim të pushtetit dhe jo qytetarëve.

“Nuk jemi në Venezuelë as në Korenë e Veriut, por në mes të Europës, në Shqipëri!

Policia dhe forca speciale shoqërojnë në çdo takim “elektoral” Kryetarin e Partisë Socialiste.

Policia që paguhet nga taksat tona, që ka detyrë të mbrojë rend dhe qetësi, të arrestojë e çojë në pranga kriminelë, është vënë e gjitha në shërbim të një të çmenduri”- shkruan Përparim Spahiu.

Loading...