Ish-deputeti i PD: “Kemi dorëzuar prova e fakte për Unazën e Re”

Ish-deputeti i PD Klevis Balliu kërkon të shpallet në kërkim Prokuroria.

Në një status në “Facebook”, Balliu kujton se Partia Demokratike ka depozituar kallëzim penal për çështjen e Unazës së Re por Prokuroria nuk bën asnjë veprim e asnjë hetim dhe as nuk pezullon punimet. Sipas tij, prokuroria sillet sikur nuk ekziston.

“TË SHPALLET NË KËRKIM PROKURORIA

Nuk ka Prokurori e as prokuror.
Edhe pse Partia Demokratike ka depozituar kallëzim penal për çështjen e Unazës së Re, Prokuroria nuk bën asnjë veprim, a thua se nuk ekziston.
PD ka bërë kallëzim dhe ka dorëzuar prova e fakte për aferën korruptive që po ndodh tek Unaza, e ku qindra familje rrezikojnë të mbeten ne qiell të hapur, Prokuroria nuk bën asnjë veprim.
Prokuroria nuk nis hetimet e as nuk pezullon punimet.
Prokuroria NUK është aty.
Prokuroria të SHPALLET NË KËRKIM”, shkruan Balliu.

Loading...