Ish-deputeti i Partisë Demokratike në Elbasan, Aurel Bylykbashi ishte një prej personave që ditën e sotme u përfshinë në përplasje fizike në qytetin e Elbasanit.
Tensioni nisi mes militantëve të PD-së dhe PS-së të grumbulluar në Ditën e Verës për të pritur liderat e partive më të mëdha në vend, Ramën dhe Bashën, që qëlloi ta vizitonin qytetin në të njëjtën kohë.
Por Bylykbashi, përmes rrjetit social Facebook i drejtohet kryeministrit Edi Rama duke i thënë: “Të thanë sot “Rama ik”.., edhe mua më shanë ata të tutë…”.
“Po u more me këtë sport ka edhe këto..Mos e ço Shqipërinë dhe Elbasanin në luftë…, dëgjove?”, i shkruan ai Ramës.
Postimi i plotë i Bylykbashit:
Ckemi zoti Rama?
Mire je? Gezuar Diten e Veres!
U pame sy me sy sot…
Mu duke i lodhur…
Cke mor burre, kaq me frike e ke marre opoziten? Ja shiko.., ca na gjeti ne…
Pastaj.., deputet do jesh, ca leke nga shitja e pikturave te tua do besh…
E shikoj qe do prape kryeminister…Seriozisht po te pyes per nje gje…
Perse do te fitosh pa rregulla loje?
A te vlen kjo?!
Te thane sot “Rama ik”.., edhe mua me shane ata te tute… Po u more me kete sport ka edhe keto..
Mos e co Shqiperine dhe Elbasanin ne lufte…, degjove?
Perpiqu dhe bej ate qe bene ata para teje, Nano dhe Berisha kur e dorezuan…
Ky vend ka nevoje per zgjedhje te lira dhe te ndershme!
Dhe ti je i humbur!!
Ajo qe bere sot ne Elbasan eshte turpi yt!!
Merre qete…
Behu gati per opozite!!