Ish-deputeti i PD në Fier: Çfarë vlere ka izolimi i qytetareve kur jeta u kërcënohet nga uria/ Ku je o shtet?

Ish-deputeti i PD-së Luan Baçi ka publikuar historinë e dy qytetarëve në Fier në gjendje të vështirë ekonomike. 

Baçi shkruan se qytetarëve të këtij vendi që quhet Shqipëri u mungon buka e perditshme. Sipas tij, zgjidhja e tyre duhet të vijë nga shteti dhe vetëm nga shteti. “Askush nuk është në gjendje t’u japë zgjidhje, as shoqatat, as individë të veçantë, as kompani apo firma dhe biznese”, thotë ai duke theksuar se është detyrë e shtetit, qeverisë dhe bashkisë, që në këtë kohë të vështirë t’u kthejë qytetarëve të vet kontributet e tyre, taksat dhe tatimet.

POSTIMI I BACIT:

Qytetare qe kerkojne ndihme!
Thirrje KM dhe Kryetarit te Bashkise!
Qytetaret e Fierit, ne karantine te plote
Te ndergjegjshem dhe te pergjegjshem, per rrezikun, qe paraqet pandemia, e koronavirusit, jemi vetizoluar, me shpresen , qe nje dite do kaloje rreziku dhe dhimbjet dhe demtimet te jene sa me te vogla.

Por ky vetizolim, nuk eshte gjithçka qe duhet, kjo eshte ajo qe ne mund dhe duhet ta bejme.

Qytetaret e Fierit dhe gjithe vendit tone, kalojne dite shume te veshtira, ata nuk jane qytetare Spanjolle, qe megjithese me nje shkalle te larte pandemie dhe rreziku te shtuar, niveli i tyre ekonomik i lejon, qe te porosisin birra te shtrenjta me shumice, qe t’u vinin ne shtepi, me sherbim te veçante, per te kaluar vetizolimin, sa me kendshem dhe relaksues.

Qytetaret tane, te ketij vendi qe quhet Shqiperi dhe drejtohet nga nje grup hajdutesh u mungon buka, po, po, buka e perditeshme, thjeshte nuk kane buke, nuk kane nje thes miell, nuk kane asgje.
Atehere çfare vlere ka vetizolimi, kujdesi per te mos u infektuar nga virusi vdekjeprures, kur jeta e qytetareve kercenohet nga uria?

Kjo qe po them nuk eshte propagande, eshte fakt i dhimbshem, eshte realitet i hidhur, jane qytetare Fierake dhe shume Shqiptare te tjere, te braktisur, pa perkrahje dhe pa shprese.

Pushtetaret vendor dhe qeverritaret e korruptuar, vazhdojne me propaganden e tyre te shpelare, vazhdojne me listat e tyre, duke ndihmuar ne radhe te pare :

Familjaret dhe fisin e titullareve, kryetarit te bashkise, deputeteve, drejtoreve te institucioneve, shefave, pergjegjesave, punonjesve te administrates, drejtuesve te strukturave te rilindjes, militanteve te tyre, krushqeve dhe miqve, etj…

Si mendoni mbetet gje per qytetaret e thjeshte dhe pa lidhje te tilla me ta? Jane me dhjetra ankesat dhe shqetesimet qe vijne ne adresen tone.
Zgjidhja e tyre duhet te vije nga shteti dhe vetem nga shteti, askush nuk eshte ne gjendje tu jape zgjidhje, as shoqatat, as individe te veçante, as kompani apo firma dhe biznese, keto jane plotesuese dhe me teper, reklamuese te vetes se vete.

Eshte detyre e shtetit, qeverrise dhe bashkise, qe ne kete kohe te veshtire tu ktheje qytetareve te vete kontributet e tyre, taksat dhe tatimet, qe na i ka marre gjate gjithe kohes.

Ku je o shtet? Ku je o KM? Ku jeni o kryetare te emeruar te bashkive? Ndiqni videot e qytetareve te braktisur, qe jane shume me shume se kaq.
Astrit Saliaj Cakran Fier. Mimoza Meçaj lgj 1 Maj Fier.

https://www.facebook.com/luan.baci.79/videos/2709786822494717/?t=0

Loading...