Ish-deputeti i PS-së Andis Harasani: “Ambasadore karagjozë me gishta tepër s’kanë vend në institucione”

Vendimi i kreut te shtetit Ilir Meta për te shpallur non grata ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchadt ka sjellë reagime të shumta në skenën politike shqiptare.

Ish-deputeti i PS-së Andis Harasani, që edhe pse vjen nga PS që sot është vendosur kundër Presidentit Meta, mbështet vendimin e tij për ambasadorin e OSBE.

Harasani shkruan se ambasadorë karagjozë me gishta tepër s’kanë vend në institucione.

“Respekt për @ilirmetazyrtar!‬ ‪Institucionet respektohen. Ambasadore karagjozë me gishta tepër s’kanë vend në institucione!‬”, shkruan Harasani.

Loading...