Ish-deputeti Myslim Murrizi: Ky do të jetë posti i ri që mund të marrë Basha pasi Berisha të jetë në krye të PD-së

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka folur për zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike. Ai tha se vendimi i Belind Këlliçit për t’u bashkuar me Foltoren e Berishës ishte një surprizë.

“Mbaj mend kur në ’97 unë me disa demokratë vendosnim barrikada në qafën e Koshovicës, së bashku me disa të tjerë, në mënyrë që të mos vinte Arben Imami të sulmonte Berishën, më pa pa u takuar me Imamin nuk kishte mundësi të futesh në zyrën e Berishës si kryeministër, më pas e bëri ministër të tankeve”, tha ai në emisionin Politiko.

E ndaj shtoi Murrizi: Jam i habitur, se sa tha që na thirri Yuri Kim na tha kujdes, siç duket i ka dalë narkoza. Mua s’më ka zënë kur e kam takuar s’pashë narkozë, kam dëgjuar aromë molle.

Por Murrizi theksoi se mund të ketë një skenar që Berisha të jetë kryetar dhe Basha të jetë sekretar i Përgjithshëm i PD-së në vend të Gazment Bardhit.

Loading...