Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku: “PD më e fortë së kurrë më parë”

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në Neës 24 tregoi planin e opoztës për ta çuar vendin drejt zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Sipas saj, firmosja e koalicionit opozitar nga partitë aleate të PD-së, është një shembull që tregon vullnetin e opozitës për t’i thënë stop zgjedhjeve fasadë në Shqipëri.

Tabaku është e sigurt që më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën. Nëse opozita nuk bëhet pjesë e tyr,e as zgjedhjet nuk do të zhvillohen, shprehet ajo.

“Kur të vjen fundi politik përdor gjithë arsenalin që të ka mbetur por këtë radhë Rama është vetëm. Është figurë e djegur politike, cikli i tij ka përfunduar. Ai nuk do ta çojë dot vendin në zgjedhje pa opozitën. Nuk ka zgjedhje fasadë, nuk kanë për të zhvilluar zgjedhje pa opozitën. Me rritjen e presionit, i zolimin e qeverisë do vijë dita për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Në këtë rast pretendimet tona janë të drejta. Mund të duket utopi, por vendosja e një sistemi të ri, ecja përpara një rruge të pashkëelur është një zgjidhje për shumë shqiptarë”,- u shpreh Tabaku.

Sipas saj, sot Partia Demokratike është më e fortë se kurrë.Një pretendim të tillë, zonja Tabaku thotë se e mbështet në sondazhet e fundit.

Më tej, ajo ka komentuar edhe krijimin e partisë më të re opozitare Bindja Demokratike, për të cilën tha se nuk duhet të shërbejë si një opozitë false.

“Interesi publik duhet vendosur përpara atij persona. Kushdo forcë politike që punon për të larguar Ramën është i mirëpritur. Uroj që Patozi ta provojë veten në garë, të provohet si forcë politike. Ka ardhur momenti ashtu siç u bashkuan partitë opozitare, të mos lëmë jashtë asnjë vlerë, këdo që ka vlera të bvashkohet me ne. E keqja është një, e keqja po na qeveris. Por kush i jep oksigjen Ramës është pjesë e një opozite false”,- sqaroi ajo.

Sa për protestën kombëtare të thirrur më 11 maj, Tabaku tha se është pozitiv fakti që nga radha në radhë më shumë qytetarë, familjarë po i bashkohen asaj. “Bashkë me planin për protestat po punojmë paralelisht për një prgram elektoral kombëtar”,- vijoi Tabaku.

Loading...