Ish-deputetja sulmon Ramën: Ka premtuar dhe nuk ka realizuar. Më 25 prill do të ikë

Ish-deputetja e PD-së Grida Duma ka publikuar një video me deklaratat e kryeministrit Edi Rama, teksa thotë se premtimet janë detyrime por se Rama ka premtuar dhe nuk ka realizuar.

Sipas saj, Rama do ikë dhe do mbajë përgjegjësi për zhvatjen, mashtrimin, varfërinë dhe përçmimin që i bëtë shqiptarëve.
POSTIMI I PLOTË

Premtimet janë detyrime!

Kjo është politika, kjo është qeverisja.

Rama ka premtuar dhe nuk ka realizuar; do ikë dhe do mbajë përgjegjësi!

Fjala, mbajtja e fjalës është gjithçka në politikë, gjithçka!

Kushdo guxon t’ju thotë që nuk më kërkoni dot llogari për të shkuarën, degdiseni në të shkuarën.

Po, po, llogari deri në fund për zhvatjen, mashtrimin, varfërinë dhe përçmimin që i bëtë shqiptarëve.

25 Prilli nis ndryshimin jetësor; do rinisim zhvillimin dhe mirëqenien për çdo shqiptar.

Loading...