Një tjetër mesazh ngushëllimi ka ardhur në rrjetet sociale nga një person i njohur për Evanthia Tavon, vajzën e ish-deputetit, Vangjel Tavo, e cila ndërroi jetë në një aksident tragjik dy ditë më parë.
Kësaj radhe është Katherine Stathaki, ish-CEO e Vodafone Albania, e cila teksa publikon foton e vajzës së ndjerë, shkruan “Lamtumirë e bukur Eva. Buzëqeshja juaj e bukur do të shkëlqejë në parajsë”. Stathaki ishte në Shqipëri deri në prill të këtij viti si drejtuese e kompanisë Vodafone.
Evanthia Tavo humbi jetën pas aksidentit tragjik afër Shkupit në Maqedoninë e Veriut.
Makina me të cilën ajo lëvizte drejtohej nga një 40-vjeçari, i cili mbeti i plagosur rëndë.
Sot në fshatin e saj të lindjes në Jorgucat të Dropullit, vajza është përcjellë për në banesën e fundit nga familja, të afërmit dhe njerëzit e saj të njohur. ©Argjiroja.net