Ish-drejtori i policisë jep alarmin: “Lidhjet e krimit me politikën janë alarmante”

Ish drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi ka folur me gjuhë të ashpër nga Shkodra për krimin e organizuar dhe lidhjet e tij të ngushta me politikën në vend.

Ai dha dhe një intervistë për Fax Neës pas promovimit të dy librave të tij në Shkodër “Udhë në Pasqyrë” dhe “Vice Versa”.
“Gjendja është shumë e rëndë, duhet një reagim popullor për ta përmirësuar këtë gjendje, pasi situate e rendit dhe qetësisë si në Shkodër ashtu edhe në gjithë Shqipërinë është delikate, pasi lidhjet e krimit me pushtetin janë tashmë bashkë kundër popullit”, u shpreh ai.

Cila duhet të jetë qasja?
Kjo është e vështira sepse janë bashkë siç e theksova, policia dhe elementet ligjor që e luftojnë krimin janë me duar të lidhura, jo që janë të pa afta dhe të pamundura për ta bërë këtë gjë. Sepse ka treguar policia e shtetit, ka kaluar momente të vështira edhe në vitet e kaluara, por gjithmonë ka qenë e dobët përballë krimit por ka rimarrë veten për ta luftuar atë dhe ja ka dalë, ka fituar. Në momentet e caktuara e vetmja gjë që duhet është të shkëputen institucionet ligjzbatuese nga forca e pushtetit nga okupimi që u ndodh, dhe keqpërdorimi që po u bën pushteti këtyre institucioneve. Ky është çelësi dhe vullneti politik, është çelësi i fitores mbi krimin. Ky vullnet politik mungon sepse siç e thashë janë të implikuar së bashku duke shkëmbyer interesa duke punuar për njëri tjetrin, si krimi dhe pushteti. Po u poq kjo hallvë, po ju la pavarësia e duhur institucioneve për ta kryer misionin e tyre unë besoj që do e përmbushin me sukses.

Si e shihni Vetingu në polic?
Unë e kam kundërshtuar që në fillim se ky është një ligj i pa nevojshëm për policinë e shtetit, pasi në qoftë se ka një institucion shteti shqiptar që monitorohet më së miri, kjo është policia e shtetit. Dhe janë radhitur një sërë faktorësh që i kam bërë publike këto gjëra dhe i kam shkruar edhe në librin e fundit, por kjo është një propagandë më tepër se sa një e mirë për policinë. Në ankthin e vetingut tani çdo punonjës policie po e përjeton dhe nuk e ka mendjen tek misioni që ka në këtë situatë mjaft kritike por tek stresi dhe kontrolli që do i bëhet nga komisioner që sdihet nga vijnë, që s’kanë kaluar për vete vetingun. Kështu që për mua është një ligj i pa nevojshëm dhe jo efektiv, për deri sa është ndryshuar 3 herë do të thotë që nuk funksionon.

Në gjithë Shqipërinë flitet për grupe kriminale, a ka mafia në vendin tonë?
Kjo është pranuar gjerësisht edhe nga ministrat e pushtetit që kanë deklaruar se funksionojnë në Shqipëri dhe veprojnë me dhjetëra grupe kriminale, grupe të krimit të organizuar. Por kjo ka mbetur vetëm një statistikë dhe ca grupe që janë dënuar, që janë arrestuar dhe po hetohen për të shkuar para gjykatës në dijeninë time dhe informacionit që unë disponoj është një punë e partnerëve ndërkombëtar që kanë filluar një hetim për aktivitetin e tyre kriminal dhe e prokurorisë shqiptare. Policia është duarlidhur në këtë luftë dhe pa angazhimin e saj kjo luftë është e humbur. Implikimi i politikës dhe bashkëveprimi që bënë me krimin e organizuar për të dhënë tenderë, për të shkëmbyer favore në vjedhje zgjedhjesh për të emëruar punonjës në administratën e shtetit të inkriminuar, këto i nxori ligji i dekriminalizimit, dhe ndërthurja e këtyre marrëdhënieve që ka pushteti me krimin e organizuar kjo përbën mafien.

Loading...