Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Mit’hat Havari dyshime të tjera për grabitjen e ndodhur sot brenda aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas.
Në emsiionin “Dritare me Rudinën”, Havari nënvizoi se grabitësi mund të mos jetë vrarë nga policia dhe hodhi dy hipoteza për mënyrën se si mund të kenë vepruar autorët.
“Unë dyshoj se e ka vrarë policia. Kjo do shihet sigurisht, plumbi nga cila armë. Në qoftë se e ka vrarë policia, policia do shkonte pas furgonit të grabitësve. Ka dy mënyra se si mund të kenë vepruar autorët.
Grabitësit ose kanë qenë të sigurt, kanë pasur siguri, kanë pasur njerëz brenda ose e kanë bërë në mënyrë normale, sepse lumi fle, hasmi s’fle thotë populli.
Ata ditë të tëra mund të kenë kontrolluar aeroportin. Bënë gallatë komplet”, deklaroi Havari.
Viktima nuk është identifikuar ende nga policia, ndërkohë që gazetarja Klodiana Lala u shpreh se ai ka dyshime se ai është një person me precedent penal të mëparshëm.