Ish-gruaja dhe ish-e dashura e Stine bëhen bashkë, ja postimi që bëjnë në Instagram

Këngëtari shumë i dashur për publikun, emrin e të cilit mbajnë hite të njohura, Stine ka qenë gjatë gjithë karrierës së tij shumë i komentuar për jetën private. Dy muaj më parë Stine u nda nga bashkëshortja e tij Graciela, vendim të cilin e bëri publik në rrjete sociale.

Në postimin e tij Stine shkruante se ndarja erdhi pasi gjërat nuk shkuan siç duhet dhe e falenderonte Gracielën për momentet që kanë kaluar bashkë.

Pas ndarjes, Graciela po shihet më shpesh nëpër emisione e intervista. Ajo mbrëmjen e sotme është duke darkuar me ish-të dashurën e Stines, Roza Latin e cila e ka ftuar Gracielën në emision.

“Stine shiko me kë jam”, shkruan Roza në foton e postuar në Instagram, siç shkruna Xing. Edhe pse ajo shfaqet krah Gracielës, këngëtari nuk i ka kthyer akoma përgjigje.
(Balkanweb)

Loading...