Alvisa është larguar nga studio e Për’puthen Prime pasi ish i dashuri i saj është bërë pjesë e programit.
Rreth 5-6 muaj para nisjes së programit, i kanë dhënë fund romancës dhe nuk kanë pasur asnjë kontakt me njëri tjetrin.
Hysen Rama, me të cilin ka pasur 3 vjet lidhje foli pas largimit të Alvisës duke thënë:
“Kur kam bërë aplikimin, nuk e kam ditur për Alvisën veçse kur e kam parë. Me Alvisën kemi qenë të lidhur për 3 vite dhe për aq sa ishim, ishte diçka e bukur por çdo gjë mes nesh ka përfunduar. Nuk gjendeshim më tek njëri-tjetri. Thjesht mbaroi…”
Menjëherë pas Alvisës, edhe Bruno ka dalë jashtë për t’i qëndruar pranë.
Loading...