Ish-këshilltari i Edi Ramës braktis PS, shfaqet në krah të Monika Kryemadhit 3 muaj para zgjedhjeve

Ditën e sotme kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me qytetarët e Peqinit, ku është njohur me problematikat e kësaj zone.

Në krahun e saj është shfaqur për herë të parë Ermir Gjinishi, ish-këshilltari i kryeministrit Edi Rama për çështjet e komuniteteve fetare.
Largimet nga një parti në tjetrën po bëhen të shpeshta në këtë vit elektoral, pasi kujtojmë që disa figura të njohura të LSI-së i janë bashkuar Partisë Socialiste, siç është rasti i ish-ministrit Nasip Naço, ndërsa rrjedhje ka patur edhe nga PS që i janë bashkuar partisë së Kryemadhit.

Loading...