Ish-komandoja Alban Voda drejt lirimit nga bur.gu, familjarët kë.rcënojnë vetgjyqësisë (foto)

Familjarët e Nesim Hoxhës, i cili u v.ra nga Alban Voda, shprehen se gjyqtari i Gjykatës së Përmetit Dritan Hasani, në bashkëpunim me Prokurorinë Përmet si dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore Tiranë, po përgatisin hapin e radhës për të nxjerrë të lirë kil.lerin e Përmetit Alban Voda.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 5 mars 2017, ku ish-komando Alban Voda v.rau duke i pr.erë kokën 66 vjecarit Nesim Hoxha në fshatin Ujëmirë në Bashkinë Këlcyrë.

Ndërkohë familjarët e vik.timës shprehen se zyrtarët të drejtësisë po përdorin si formë për lirimin e Alban Vodës, përgatitjen e një raporti mjekësor.

Vëllai i viktimës Shyqyri Hoxha i cili shprehet se nuk do ta lërë me kaq këtë çështje, kërkon nga Ministria e Drejtësisë dhe organizmat shtetërore, parandalimin e këtij skandali në të kundërt do të shkohet drejt vetgjyqësisë.

Ngjarja e ndodhur në 5 mars të 2017, bëri bujë të madhe pasi ishte e padëgjuar dhe e paparë në këtë fshat vr.asje e tillë. Alban Voda, për motive të dobëta goditi disa herë me thi.kë 66 vjecarin Nesim Hoxha duke i shkaktuar vde.kjen e menjëhershme.

Loading...