Ish-konkurrenti i “Për’puthen” zbulon pse hoqi Bora Zemanin nga “Instagram”-i

Prej kohësh në media është përfolur për një lidhjetë mundshme mes ish-konkurrentit të “Për’puthen”, Atdhe Xharavina dhe moderatores së njohur, Bora Zemani.Të gjitha aludimet nisën në momentin kur Atdheu vendosi që të shprehte hapur simpatinë që ka ndaj Borës. Madje edhe pas daljes nga emisioni, ai tha gjatë një interviste se vajzën dëshironte ta quante “Nala” njësoj siç është shprehur Bora.Por këto thashetheme i kanë hedhur poshtë që të dy, por sërish publiku ka dyshimet e veta, ashtu siç ndodh zakonisht me personazhet e njohur të ekranit. Së fundmi, ish-konkurrenti i “Për’puthen 2” ka qenë i ftuar në emsionin “D-night”, ku është pyetur edhe në lidhje me zërat që qarkullojnë për të dhe Borën.

Atdheu sqaroi për të disatën herë se mes tyre nuk ka asgjë, madje as një marrëdhënie miqësie, por thjesht një raport ku në mes është respekti

Ndërsa në lidhje me arsyen pse Atdheu dhe Borën nuk ndiqen më në rrjetin social “Instagram”, ish-konkurrenti ka treguar se ka qenë ai që e ka hequr moderatoren, pasi siç thotë dhe ai ashtu e pa më të arsyeshme.Pjesë nga intervista:

Gazetarja: Janë thashetheme që ke pasur një marrëdhënie me Bora Zemanin. Po apo jo ?

Atdheu: Jo, nuk është e vërtetë.

Gazetarja: Thjesht një marrëdhënie miqësore ?

Atdheu: S’është as marrëdhënie miqësore, s’është se kemi krijuar shoqëri aty. Kam respekt, kur rastisim flasim. Si je, a je mirë?

Gazetarja: Keni pasur ndonjë konflikt që jeni larguar? Jeni hequr nga rrjetet sociale.

Atdheu: E vërteta është që e hoqa unë, e hoqa dhe veten nga ajo, hoqa dhe atë për ti mbyll këto njëherë e mirë.

Gazetarja: E kuptoj!

Atdheu: Jo për ndonjë gjë tjetër, e hoqa unë vendosa ashtu, e pash më të arsyeshme. Të flasin dhe 2-3 herë të mbyllet si muhabet. Me siguri është lodhur dhe ajo, por jam lodhur dhe unë./Gazeta Shqip

Loading...