Ish-konkurrentja demaskon Albi Nakon: ‘Më ngacmonte seksualisht pa fund dhe më bullizonte shumë’

Marinela Hysa, ish konkurentja e Love Story paska mbajtur brenda vetes sekrete shumë të mëdha.

E ftuar në D-Night, ekskluzive si në asnjë intervistë tjetër, ajo zbuloi një detaj tepër të rëndësishëm në të kaluarën e saj…atë të ngacmimit seksual dhe bullizimit në media.

Sipas Marinelës, në moshën 24 vjeçare tregoi se Albi Nako e ka ngacmuar seksualisht për një kohë të gjatë, madje edhe kur ishte i martuar asokohe me Klaudia Pepa (një balerinë shumë e suksesshme edhe ndërkombëtarisht).

Dajana: Ndërkohë ke dalë në një Live Marinela dhe ke folur për Albi Nakon që të ka b ullizuar dhe të ka ngacmuar?

Marinela Hysa: Kristi Dragot nuk fliste në nivelin e mashkullit që unë kërkoj

Marinela: Mendoj që ka ardhur “karma i’ts a bitch” pra ka ardhur momenti “karma is back”. Ka ardhur një moment që unë duhet të them disa të vërteta për karrierën time sepse unë jam një artiste e lindur të themi dhe nuk t’i bëj qejfin vetes, por unë kam talent dhe në moshën 24 vjeç unë kam qenë në kulmin tim në Elbasan ku kam pasur një studio dance, kam pasur mbi 500 klientë aty në muaj dhe Albi Nako më propozoi që unë të bëhesha pjesë e “Dance With Me” dhe viti i parë ishte mirë…

Ok merrja pagën, pastaj pas një viti nuk po merrja as pagë më aty, as nuk po më fuste me kontratë, po më mashtronte me pak fjalë, me mashtrimet e Albi Nakos dhe ajo që dua të them për Albi Nakon që është shumë e vërtetë është se më ngacmonte seksualisht pa fund dhe më bullizonte shumë dhe unë dua t’i them “Ja ku jam tani”

Dajana: Si të ngacmonte s eksualisht?

Marinela: Më thoshte dua ta bëj me ty që ti të bëhesh Star si Klaudia Pepa. Dua të fejohesh me mua, pa u ndarë nga Klaudia Pepa akoma, e kishte akoma atë dhe unë ika pastaj!

Loading...