Ish-konkurrentja e ‘Love Story 1’ gjen dashurinë e vërtetë (foto)

Engjëll Lengo, ishte një nga vajzat që vitin e kaluar u bë pjesë e një emisioni për të gjetur dashurinë, por duket se kjo qe një mision i pamundur.

Ish-konkurrentja ka gjetur dashurinë e saj dhe ai nuk është i panjohur për publikun shqiptar. Bëhet fjalë për Vani Gjuzin, këngëtarin e njohur.

“Historia ime e vërtetë e dashurisë”, ka shkruar Engjëll krahas fotove me dashurinë e saj. Ish-konkurrentja e “Love Story 1” ishte një ndër vajzat më të përfolura për të ia fituar zemrën Saimirit.

Kujtojmë se në një moment të caktuar të rrugëtimit të saj në këtë format, zgjodhi të largohej, diçka për të cilën u pendua dhe kërkoi pas një jave të rikthehej sërish në “Love Story” për t’i fituar zemrën atij.

“Letrat nuk dalin kurrë nga moda si letrat tek filmi ‘The Notebook’. Njeriu kur shkruan i thotë të gjitha ato që ndjen. Dëshiroj të kërkoj falje me mërzitjen që të shkaktova me vendimin tim. Është një vendim emotiv, që cdo vajzë e mendon kur të shikon në takim me një vajzë tjetër. Është ngarkesë prej gjithçkaje që na rrethon, shoqëria, familja, miqësia.

E nisa këtë rrugëtim e frymëzuar me plot emocione të bukura, ndjesi frike se si do të shkonte. Njohja me ty ishte gjëja më e bukur që përjetova në ‘Love Story’. Ti më ke dhënë emocione pafund, një javë më parë nuk u tregova e fortë, lashë emocionet të më dominonin. Kërkoj ndjese për ty, produksionin, vajzave dhe shpresoj të mos më paragjykojnë, por unë dua t’i kthehem sërish asaj gare në mënyrë të barabartë me vajzat e tjera, uroj të kemi mirëkuptimin tuaj”, tha Engjëll asokohe.

Megjithatë Saimiri vijoi lojën dhe në fund zgjodhi një vajzë, të cilën e la disa ditë pas përfundimit të programit.

Loading...