Ish ministri i Brendshem ne kohen e qeverisjes se PD, Bashkim Kopliku ndërroi në moshën 77 vjeçare. Prej ditësh ai kurohej në spitalin e Durrësit, por gjendja e tij u rëndua se fundi si pasoje e COVID.
Diten e sotme u vendos dhe dërgimi i tij drejt Italisë për mjekim të specializuar, ku edhe ndërroi jetë në avion gjatë transportit.
Ai kishte refuzuar që të shtrohej në spitalet Covid në Tiranë. Me profesion inxhinier elektronik, Kopliku në skenën politike do të mbahet mend si një politikan me identitet të fortë politik dhe një kritik i ish-kryeministrit Aleksandër Meksi dhe ish- presidentit Sali Berisha.
Ai ishte ish-zëvendëskryeministër dhe ministër i Brendshëm i qeverisë së parë të Partisë Demokratike më 1992 dhe dy herë deputetë në parlamentin e Shqipërisë.
Pas vitit 1997, pasi u largua nga Partia Demokratike, ai nuk u përfshi më në politikë, ndërsa ishte i pranishëm mediatikisht në debatet politike.