Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, kërkon që t’i njihet dënimi me shërbim prove, dhënë nga ish gjykata për Krime të Rënda.
Ish ministri i brendshëm, i cili është duke vuajtuar dënimin me 3.5 vite burg në Burgun e Lushnjes, i është drejtuar me kërkesë gjykatës së Elbasanit, për t’i njohur edhe shërbimnin e provës.
Gjykata e Elbasanit, ka vendosur edhe datën për shqyrtimin e kësaj kërkese, ku është vendosur më datë 10 tetor. Ndërsa shorti për shqyrtimin e çështjes, caktoi gjyqtarin Elis Dine. Ish ministri i është drejtuar gjykatës për njohje të këtij vendimi me argumentin se ai ka mbajtur kontakte me shërbimin e provës.
Nëse kërkesa e tij pranohet ai përfiton ulje të të paktën 1.6 vite burg. Tahiri prej 8 muajsh është mbyllur në qeli, ku fillimisht për të u vendos që ta vuajë dënimin në burgun e Fierit. Ndërsa 3 muaj më parë ai u trasferuar në Kosovës në Lushnjë.
Më 19 shtator të vitit 2019, ish gjykata për krime të rënda dënimin e Tahirit me 3.4 vite burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës e konvertoi në shërbim prove. Ky vendim u rrëzua nga apeli i Posaçëm në shkurt të këtij viti, duke rrëzuar pezullimin e dënimit dhe duke e dënuar me burg ish ministrin Tahiri, i cili tashmë kërkon të përfitojë dhe t’i ulet dënimi.