Ish-miss Uruguai është gjendur e pajetë në mëngjesin e së enjtes në një hotel në Meksikë.
Bëhet fjalë për Fatimih Davila Sosa.
Sipas mediave të huaja, 31-vjeçarja u gjend e varur në tualetin e dhomës së hotelit.
Ende nuk dihet shkaku i vdekjes, por autoritetet meksikane vijojnë hetimet për të zbuluar nëse Fatimih është vetëvrarë apo jo.
Pasi fitoi çmimin e rëndësishëm në vitin 2006, Fatimish prezantoi në po të njëjtin vit Uruguain në “Miss Univers”, e cila u zhvillua në Los Anxhelos.
Që prej asaj kohe, ajo do të investonte në karrierën e saj si modele.
Loading...