Teksa ka qene e futuar ne emisionin “Thumb” në ABC News ajo nuk ka lene pa komentuar edhe kete pjese per te cilen eshte folur e shkruar shume neper media. Behet fjale per ate*ntatin ku mbeti i vr*arë Fabiol Gaxha dhe u pla*gos Ervis Martinaj dhe shoku i tij Eljon Hato.
Pak kohë pas ngjarjes, policia njoftoi se ishte shpallur në kërkim bashkëshorti i Suadës, Eldi Dizdari, si i implikuar ne ngjarje.
“Kam bërë gabim që e kam bërë publik, pasi ai ishte thjesht një kalimtar në rrugë kur ndodhi diçka, pasi u përfol se ishte bashkëshorti im. U ndjeva shumë keq”- thote ajo.
IDENTIFIKIMI
Në dosjen e Prokurorisë, të publikuar disa ditë më parë edhe nga gazeta “Panorama”, shpjegoheshin veprimet hetimore dhe e gjithë dinamika e ngjarjes. Aty theksohej se para vra*sjes, para lokalit të Redi Popeskut, kishte pasur një konflikt, në kohën kur Elvana Gjata kishte shkuar të takonte të fejuarin e saj Ervin Mata.
Bëhej fjalë për disa persona që ndodheshin brenda një automjeti, që kishte ndaluar paralel me makinën e këngëtares, për drejtuesin e së cilës Ervin Mata ishte shprehur se ishte mik i tij. Ndonëse nga këqyrja e kamerave të sigurisë nuk ka rezultuar të ketë pasur sjellje miqësore mes këtyre dy personave. Tashmë, burimet thonë se është identifikuar personi që drejtonte këtë automjet dhe është pikërisht biznesmeni Eldi Dizdari, i cili është shpallur në kërkim.
DOSJA E PROKURORISE
Sipas dosjes së Prokurorisë, mësohet se nga këqyrja e pamjeve filmike të subjekteve dyqan “Monopol” dhe “KFC” dhe nga krahasimi edhe me aktet e tjera procedurale, është ndërruar edhe dinamika e ngjarjes. Më datë 04.10.2018, në orën 18:54, shtetasit Ervin Mata, Geldo Hoti (Liçaj), Fabio Allushi, Mevjol Bilo kanë hyrë brenda në ambientet e dyqan “Monopol”. Rreth orës 20:37, nga dyqan “Monopol”, ka dalë shtetasi Ervin Mata, i cili ishte duke folur në telefon dhe, sipas deklarimit të shtetasit Redi Popesku, Ervini doli jashtë për t’u takuar me të fejuarën e tij, shtetasen Elvana Gjata, për të shkëmbyer një çelës shtëpie.
Ajo e kishte parkuar automjetin e saj në rresht për dy. Në momentin që Ervini ka qenë duke bashkëbiseduar me të fejuarën, në rresht të tretë, ka kaluar një automjet dhe personi/personat që kanë qenë brenda tij kanë ngacmuar të fejuarën e Ervinit. Ky automjet ka vazhduar qarkullimin drejt “KFC” dhe për një moment ka ndaluar dhe ka kryen manovrën e ecjes mbrapa dhe pasi qëndroi aty, u afrua shtetasi Ervin Mata, pamje të cilat janë regjistruar nga DVR e subjektit “KFC”.
Rreth 10 sekonda më pas, te vendi ku automjeti kishte ndaluar dhe bisedonte me Ervin Matën, afrohet edhe shtetasi Mevjol Bilo dhe bisedojnë me personin/personat që ndodhen brenda në automjet, ku vërehet se Ervini e shtyn me dorë shtetasin Mevjol Bilo me qëllimin për ta larguar. Po, sipas deklarimit të Redi Popeskut, ku shprehet se ka dëgjuar nga Ervini se personi që ishte në drejtim të automjetit ishte ish-shoku i ngushtë i tij dhe kjo duket edhe nga pamjet filmime, ku Ervini largon Mevjolin me qëllimin për t’u sqaruar vetë, megjithëse Mevjoli nuk largohet, por i qëndron aty pranë.
Pasi shkëmbejnë disa fjalë, rreth 1 minutë më pas, Ervini me Mevjolin largohen në drejtim të dyqan “Monopol”, ndërsa automjeti vazhdon në drejtim të “Sky Tower”. Automjeti në dukje është i markës “Mercedes Benz”, tipi “G – Class”, ngjyra e zezë me disqe të zezë, por pa targë të identifikueshme, tashmë është mësuar se drejtohej nga Eldi Dizdari.
(shqiperiaime)