Ish-polici vrau gruan/ Dëshmia e familjarëve: Ishte infermiere shumë e mirë, pas martese e izoloi në shtëpi

Zbulohen të tjera pjesëza nga ngjarja tragjike në Elbasan, ku burri vrau bashkëshorten, nënë e 3 fëmijëve të tij. Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në Elbasan, pranë Gjykatës.

Çifti, Koço Buzo dhe Liljana Buzo kishin 30 vite të martuar bashkë, jetesë që ishte shoqëruar nga problemet, dhunë dhe xhelozi. Kjo e kishte detyruar viktimën që të niste dhe procedurat e divorcit. Sipas Bezatit, 54-vjeçarja kishte qenë diplomuar për infermieri, dhe kishte punuar për disa vite në këtë profesion, deri sa u martua me mblesëri me 58-vjeçarin.
Familjarët thanë se ndonëse Liljana ishte shumë e zonja në profesionin e saj, burri e kishte izoluar në banesë, dhe nuk kishte dashur që ajo të punonte kurrë. Koço Bozo e kishte dhunuar prej vitesh gruan, nënën e një vajze që tashmë jetonte jashtë shtetit dhe dy djemve.

Loading...