Ish-prifti i ak.uzuar për pe.dofili gjendet i vd.ekur

Tmerr në Francë, ku Roger Matassoli, një ish-prift i akuzuar për pedofili ndaj disa besimtarëve u gjet i vdekur këtë të hënë në shtëpinë e tij në Agnetz, në veri të Parisit.

Ai rezultoi se ishte mbytur me një varëse me kryq. Ish-prifti ishte përjashtuar nga kisha, për shkak të akuzave ndaj tij, duke lënë nën shok gjithë besimtarët. Autopsia konfirmoi se Matassoli, aktualisht 91 vjeç, gjeti vdekjen si pasojë e asfiksisë, si pasojë e shtrëngimit në fyt.

Për krimin u arrestua një djalë 19 vjeç me emrin Alexandre, i cili po merret në pyetje llidhur me morivin e krimit.

Dyshohet se i riu është një nga personat e abuzuar nga prifti kur ishte fëmijë, por kjo pistë nuk është konfrimuar ende për shkak të gjendjes së tij të delirit ku ndodhet.

Prifti ishte denoncuar nga dy të rinj me moshë 10 dhe 14 vjeç, ndërkohë që rastet janë shënuar para viteve ‘90-të.

Loading...