Ish-prokurori/ Asnjë krah i politikës nuk donte zbardhjen e vrasjes së Azem Hajdarit

Pavarësisht se ekspertë të huaj po asistojnë për SPAK dhe BKH, ish-prokurori Shkëlqim Hajdarin tha në emisionin “Arena” nga Dritan Hila, në Rtv Ora se hetimet dhe provat do të mblidhen nga prokurorët dhe hetuesit shqiptarë.

Ai kujtoi rastin e dosjes së vrasjes së Azem Hajdarit ku ka pjesë e pesëshes së prokurorëve që hetuan çështjen.
Hetimi tha ai u krye nga prokurorët shqiptarë dhe jo ata norvegjezë, por këta të fundit shërbyen si çadër mbrojtëse për ta.

Hajdari ndaj bindjen se politikanët dhe zyrtarë shqiptarë kanë lënë mjaftueshëm të korrupsionit.

Hajdari: Unë kam hetuar çështjen e Azem Hajdarit, kam qenë pjesëtar i grupit. Nuk, kanë bërë hetime prokurorët norvegjezë që ishin pranë nesh atëherë por ishin një çadër që mbronin këtë pesëshe që hetonin në kushte shumë të vështira në vitet 1999-2000 ku të gjithë palët politike donin të zbulohej çështja teorikisht dhe politikisht, kurse praktikisht asnjëri nuk donte të zbulohej. Njëri donte që ti mbetej një krahu politik vrasja e Azemit, njëri një tjetri.

Kurse shqetësimi jonë ishe të bënim hetime. Por prania e prokurorëve norvegjezë në atë kohë na ka shërbyer si çadër shumë e mirë, provat i kemi grumbulluar ne. Kështu do të ndodhë dhe me SPAK dhe BKH. E gjithë infrastruktura që do të ndërtohet do tu krijojë kushte këtyre individëve që nuk do të shikojnë emra por prova. Kanë lënë prova këta sa të duash që kanë bërë korrupsion në Shqipëri.Korrupsioni është i lidhur me krimin e organizuar, ti do të bësh korrupsion, paret do t’ja japësh këtij që bën ndërtime. Bashkë e kanë bërë korrupsionin.

Loading...