Arben Hajdarmataj, që ka drejtuar për pak kohë edhe Policinë e Durrësit deklaroi bindjen e tij se atentati ishte ndaj prokurorit Arjan Ndoj, pavarësisht se me kë ishte ai.
“Ishte në kafe, me këtë apo atë person. Mund të ketë qenë në shënjestër edhe person tjetër, por për mua atentati ka qenë ndaj prokurorit ndoj” – tha Hajdarmataj.
Ish-kreu i Policisë i ftuar në “Open” tha se nuk ka asnjë rëndësi, por autorët e kanë konsideruar të përfunduar misionin, madje i kanë kujtuar të vrarë të tre personat që kanë qenë në makinë. “Jam i bindur, se ata janë ndjekur nga autorët” – tha Hajdarmataj.
Loading...