Ish-ushtarakut më në fund i njihet pensioni i plotë i pleqërisë

Arqile Veshi, një ish-ushtarak tashmë në pension gjeti zgjidhje tek platforma e bashkëqeverisjes pas llogaritjes së gabuar të pensionit të tij.

Rasti u ndoq nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, e cila konstatoi se Veshi nuk kishte marrë pension të saktë siç i takon përfshirë suplementin dhe pensionin e pleqërisë. Ministria e Financave pasi shqyrtoi dosjen e tij, i dha të drejtë.

Veshi tha se, “si kjo mënyrë organizmi të jetë në të tëra hallkat e organizimit shtetëror. Takimi që bëjmë me njëri-tjetrin është dhe analizë edhe zgjidhje. Sepse thirrja këtu i vë njerëzit në dispozicion. Zonjat që janë marrë me problemin tim i falenderoj për korrektësinë”.

Kryeministri Rama theksoi se zgjidhja e rasteve të pensionit është ndoshta një nga rastet që japin më shumë kënaqësi. “Kur sheh pensionistët që pa platformën do e kishin të pamundur të zgjidhnin hallin e tyre pa burokracitë e ISSH-ve të cilat janë larg së qeni të konsoliduara dhe reformuara sepse edhe aty është trashëguar një situatë katastrofike që krijon probleme për shumë njerëz. Kemi çdo herë këtu një rast pensioni. Është kënaqësi kur sheh se me sa shpejtësi dhe efikasitet platforma u zgjidh hallet pensionistëve. I lutem të gjithë pensionistëve që na dëgjojnë që nëse kanë një hall me pensionin të nisin ankesën”, tha Rama. /ATSH/

Loading...