“Stop” ka shkuar në Peshkopi për një çështje që ka nisur në vitin 2014. Në këtë vit, Emrush Mani ka zgjidhur martesën me ish-bashkëshorten. Gjykata vendosi që ai të takojë fëmijën çdo dy javë, në një ambient që do ta gjenin mes palëve, në këtë rast gjetën si pikë takimi banesën e një njeriu të afërt për të dy. Denoncuesi thotë se nuk e ka takuar fëmijën, pasi nuk e lejon ish-vjehrri. Nisi të paguajë pensionin mujor që në fillim, por pretendon se Zyra e Përmbarimit Dibër i ka thënë se duhet ta paguajë kur të nisë procesi i takimit.
Emrush Mani: (Qan) Nuk di se çfarë të bëj…
Që në 2014-ën jam ndarë me ish-bashkëshorten dhe kam një djalë që quhet Roan Mani, ka mbiemrin tim. Që në 2014-ën e deri më sot nuk po mundem të takoj fëmijën tim sipas vendimit që është dhënë nga Gjykata. Pengesë është bërë pala tjetër, gjyshi, Naim Kosiçi. Më kanë kërcënuar dhe me armë, më kanë dalë me armë, ish-kunati…
Po të kishte punuar Përmbarimi, do të ishte realizuar takimi, unë nuk kam realizuar takim, unë nuk kam takuar djalin.
Në momentin e parë, muajt e parë kam bërë një pagesë, në zyrën e Përmbarimit, 50 mijë lekshin sa më ka vënë Gjykata dhe që në atë kohë, zyra e Përmbarimit më ka thënë që mos paguaj të tjera derisa të realizohet takimi. Unë kërkoj nga shteti që të realizoj çdo gjë, të takoj fëmijën, ta njoh. (Qan)
“Stop” është takuar me përmbaruesin që është marrë me këtë çështje prej disa vitesh.
Ish-përmbaruesi: Kam dalë në pension. Sot shkova në zyrë sepse kam për të marrë një librezë.
Gazetari: Pse nuk është realizuar takimi…?
Ish-përmbaruesi: Sqarimet do t’i japë ai… Unë nuk të jap. Sqarimet i jep vetëm dosja.
Gazetari: I nderuar ish-përmbarues do të them tani.
Ish-përmbaruesi: Unë kam mbaruar punë tani. Informacionin e ke në dosje. Ka 8 vjet që ka ardhur dosja.
Gazetari: I bie që nuk ke bërë asgjë?
Gazetari: Pse nuk e ke bërë detyrën siç duhet sepse këtë po më bën të dyshoj tani?
Ish-përmbaruesi: Po mirë, nuk e kam bërë detyrën siç duhet.
Gazetari: Kam të drejtë që po mendoj kështu që ti nuk e ke bërë detyrën?
Gazetari: Pse nuk ma jep informacionin?
Ish-përmbaruesi: Shko merre informacionin tek dosja.
Gazetari: Nga 2014 deri para 1 muaji kur ke dalë në pension…
Ish-përmbaruesi: Po, do të vij të jap llogari atje te Klani, ku jeni ju.
Gazetari: Unë jam këtu “Stopi” e Klani ja ku është.
Ish-përmbaruesi: Ik tani, të lutem shumë. Më lër rehat tani, çfarë ke?
Pas bisedës me ish-përmbaruesin, emsioni investigative “Stop” shkon tek zyra e Përmbarimit të cilës i ka kaluar dosja e çështjes në fjalë.
Zyra e Përmbarimit: Do të shkojmë atje ku e ka vendosur Gjykata vendin e takimit. Gjykata me vendimin e palëve ka vendosur që takimi të bëhet tek një shtëpi. Unë nuk e di se ku ndodhet e ëma e fëmijës, pala e di se ku ndodhet. Letrat na janë ktheyr mbrapsht se ajo nuk banon këtu në fshat. Kemi kërkuar një informacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Zyrës së Gjendjes Civile dhe na thotë se zonja nuk e ka ndryshuar vendbanimin. Procedurën si zyrë përmbarimi e kemi ezauruar, i kemi vendosur gjobë, i kemi bërë dhe kallëzim penal.
Gazetari: Po e marrim të mirëqenë sikur djali nuk është në praninë e të ëmës tani dhe e ëma mund të jetë diku tjetër jashtë shtetit.
Zyra e Përmbarimit: Duhet t’i drejtohet Prokurorisë së Rrethit Dibër për braktisjen e fëmijës nga ana e të ëmës.
Gazetari: Supozojmë që ky gjysh ose këta gjyshër nuk lejojnë babain që të takohet me fëmijën, a ka penalitete në këtë rast?
Zyra e Përmbarimit: Pala duhet t’i drejtohet për një kallëzim pranë Prokurorisë për braktisjen nga nëna-fëmijës, t’i drejtohet dhe Gjykatës për heqjen e përgjegjësisë prindërore zonjës dhe t’i kalojë babait. Mund të vë në dispozicion dhe dosjen e pjesës së pensionit ushqimor dhe ta shikosh që letrat nga ana e zotërisë më janë kthyer mbrapsht për periudhën që ne kemi vazhduar procedurën për ekzekutim ku tregon që edhe ai nuk ka treguar interes sepse ka qenë në emigracion.
Sipas ish-vjehrrit, i ati nuk ka shfaqur interes për ta takuar dhe nuk ka paguar detyrimet për pensionin ushqimor. Naim Kosiqi, i ati i gruas, thotë, se vajza e tij është martuar sërish në Maminas dhe ka shkuar në Itali të shohë jetën e vet.
Sipas Kosiqit, fëmijën do ta mbajë ai dhe ka prokurë nga vajza e tij për çdo veprim. I pyetur se pse nuk ia le djalin të atit, ish-vjehrri përgjigjet se nuk i do qejfi dhe se ish-dhëndri i tij nuk ka paguar detyrimet financiare.
Gazetari: Tani, unë dua të di, se pse nuk po bëhet takimi?
Naim Kosiqi: Se nuk më do qejfi mua! Kështu po them! Jo, jo, nuk ju them asnjë gjë në këtë drejtim! Pini një kafe dhe shkoni nga keni ardhur! Nuk ka dashur ta takonte ai (ish-dhëndrri), se po të donte ta takonte, e kishte takuar. Takimi është lënë tek Isak Erebara (i afërm). Ai nuk e pranon fëmijën. Ky nuk i përgjigjet pagesës.
Gazetari: Ndërkohë, ai pretendon ( zotëria) se e ëma nuk është në shtëpi, nuk jeton me djalin.
Naim Kosiqi: Po! Me djalin jetonte. Vajza është martuar në Maminas, në Durrës. Djali ka bërë një vit shkollë. Vajza shkoi me të gjithë të shoqin si gjithë emigrantët. Djalin e mora këtu, ta shkolloj, ta edukoj. Më mirë se do ishte tek unë nuk… M’i jep prokurë djalit!
Naim Kosiqi: Po! Ish-dhëndrrit i shkova fjalë me njeri. A e di, se italiani jep 175 euro për fëmijët shqiptarë dhe baba i vet nuk i jep 50 mijë lekë? Se 50 mijë lekë nuk është asgjëë për fëmijën, sa më ka harxhuar mua ai.
Gazetari: Ju, zotëri, bëheni pengesë për takimin e prindit me fëmijën?Jeni bërë ndonjëherë pengesë, them?
Naim Kosiqi: Po nuk pranonte pala kur deshëm ta çonim ne. 50 mijë lekë do jepte këtu ai, 175 euro jep italiani atje. Vajza është bërë me letra, bënte jetën e vet.
Gazetari: Pra, ju doni prokurën, që ai të largohet me të ëmën.
Naim Kosiqi: Bukur! Por, atë s’e dha ai. Ngaqë nuk e dha ai, fillova proceset gjyqësore. Ai, që 8 vjet, nuk ka pretenduar për ta parë. Erdhi dy-tre herët e fillimit.
Gazetari: Dhe ai i ka bërë një kallzim ish-bashkëshortes për braktisje të fëmijës.
Naim Kosiqi: Po bukur! I përgjigjem unë, me prokurë jam.
Naim Kosiqi: Po! E mbroj vajzën në të gjitha drejtimet. Ai të bëjë si të ketë kokrrën e qejfi