Ish-zv.kryeministri: Profesoreshë, i vetmi pallat që shkatërroi tërmeti, është ‘yti’

Bashkim Kompliku ka reaguar ndaj inxhinieres Luljeta Bozo e cila ka qenë në qendër në mediave pas termetit qe goditi Shqiperine ne 26 nentor.

Statusi i plotë:
Pofesoreshë, i vetmi pallat që shkatërroi tërmeti, është “yti”.

Znj. Bozo, profesoresha e konstrusioneve të ndërtimi, e kohës së komunizmit shqiptar, u lëshua në mbrojtje të periudhës komuniste, dhe në sharje e dërmim të periudhës postkomuniste. Personalisht, kam respekt, pavarësisht se në sa po them, kam mendim diametralisht të kundërt me të.

E ka gabim, e respektuara profesoreshë!

Prova e shpejtë:

Në bulevardin e Durrësit, e vetmja ndërtesë që e këputi tërmeti, është e “profesoreshës”, pallati i viteve 80, karshi Foto Palushit.

Nga ana tjetër, Asnjë nga ndërtesat e ndërtuara “nga italianë”, para periudhës tënde, profesoreshë, nuk ka luajtur vendit!

Po vazhdoj edhe pak:

Nuk ka kufizime teknike të ndërtosh në një truall që ka qenë kënetë, profesoreshë! Natyrisht duhet të përdoren zgjidhje konstruktive të përshtatshme për atë lloj trualli. Natyrisht, kostot e ndërtimit rriten. Pra, zonja inxhiniere e keni gabim, ai, ndalimi i ndërtimit në ish-kënetën e Durrësit, ka qenë një vendim i qeverisë komuniste, i marë në kontekstin e një shteti tejet të centralizuar, me çmime trualli etj. të vendosur mbi baza absurde, të komisionit të planit të shtetit, një institucion që caktonte çminet për çdo gjë e kudo në Shqipërinë komuniste; pra çmimet, ndërtimi edhe i truallit etj., nuk caktoheshin nga tregu, gjë që kushtëzonte edhe zgjidhje tekniko-ekonomike krejtësht anti-ekonomike, ant-teknike, anti-shkencore dhe antinjerëzore.

Sa thashë është konkluzioni i iniciuar nga një konsulte me një grup konstruktorësh italianë në vitin 1991, kur unë isha kryetari i Bashkisë Durrës (kryetari i komitetit ekzekutiv).

Pastaj është përforcuar vitoasviti, nga fakti se, në Botë, ndërtohet tashmë kudo, dhe gradaciela në rërë e kudo…..

Keni anësi politike, zonjë, e megjithatë, e përsëris, ju respektoj, por mendoj ndryshe….

Jeni një nostalgjike tipike e brezit të teknicienëve demode të Shqipërisë para 1990, kur edhe teknika vuante izolimin nga Bota, nga pëparimet inxhinierike të Botës.

Edhe lavdatat që i thurrni, Ju, zbatimit të rregullave dhe standardeve në regjimin komunist, është i pasaktë: “zbatimi i standardeve” ishte një hipokrizi e shoqërisë së asaj kohe, kur në fakt nuk zbatoheshin standardet, por prodhoheshin veçse gënheshtra, shkresa burokratike pafund që “vërtetonin, gjoja, plotësimin e standardeve e kushteve teknike”….

Shihni edhe një herë, ndërtimet e para 1990 e pas 1945: flasin vetë, ulërijnë nga cilësia skandaloze, e nga të gjitha anët.

Shkurt, sa thashë është në kuadrin “Fredom Works”..!!! Na e ka thënë që në 1991 përfaqësuesi i Lirisë, Baker, ministri i jashtëm i ShBA….

Loading...