Ish-zv.ministrja, e veshur me bikini prezanton partinë e re: ‘Partia ime do ua tregojë qejfin prostitutave politike mashkullore. Ata besojnë se kanë diçka në pantallonat e tyre…’

Jo të gjitha prezantime mund të bëhen nga selitë e partive dhe këtë sapo na e vërtetoi ish-zv.

Ministrja e Infrastrukturës në Ukrainë, Aleksandra Kitina.

Bukuroshja ka surprizuar jo pak qytetarët me daljen e sa, teksa i ka njohur ata me platformën e partisë së saj të re.

E veshur me bikini portokalli dhe e shkujdesur në pamje, Kitina ka njoftuar krijimin e partisë “Ukraina Kundër Korrupsionit”.

Ajo është shkarkuar më parë nga posti i zv. Ministres pikërisht për deklaratën e saj se “do të krijoj një parti për të sfiduar meshkujt e korruptuar”.

Sakaq, në daljen e pazakontë të saj me bikini, Kitina është shprehur:

“Kam vendosur të luftoj vetë për të vërtetën pasi idiotët me pantallona janë të pashpresë. Partia ime do ua tregojë qejfin prostitutave politike mashkullore. Ata besojnë se kanë diçka në pantallonat e tyre dhe se kjo mjafton për të qenë të suksesshëm apo për të abuzuar gratë. Por gratë janë shumë herë më inteligjence e më të ndershme sesa jeni ju.”

Loading...