Rreth katër dekada me vonese, dy gra kanë zbuluar se kanë jetuar në familjet e gabuara si rezultat i ngatërrimit në spital, ne kohën e lindjes.
Prindërit e Gulsina Baimurzina e Alyona Baulina e dinin që kishte diçka që nuk shkonte pasi bijat e tyre nuk u ngjanin atyre nga tiparet, por misteri nuk do të zbulohej për 38 vjet.
Nënat e tyre, Vasilya Baimurzina e Valentina Baulina, beheshin shpesh objekt thashethemesh në fshatrat e tyre fqinje në Rusi, ku banorët permendnin faktin se vajzat ‘nuk ishin të tyret’ prej ndryshimeve fizike me bijat e tyre.
Tanimë dy gratë duhet të mësohen me të vërtetën e re, me prindërit e tyre biologjikë dhe të afërmit e tyre. Historia e tyre është pasqyruar në një program televiziv vendas.
Vasilya e Valentina kanë ankimuar nga qeveria duke kërkuar 10 milionë rubla ($100 000) dëmshpërblim. Gulsina tani punon në një shkollë kurse Alyona ka biznesin e saj. Familjet e tyre kanë vendosur të mbeten mike me njëra-tjetrën ndërsa drejtoresha e spitalit të Kizil, Alla Vasilyeva, u ka dërguar një kërkesë formale ndjese. Alla thotë se nuk e kupton si janë ngatërruar bebet pas lindjes.