Ishin pesë vëllezër, të gjithë në një dorë.T’iu them: shkonin mirë? Vështirë po dhe zor!Vetëm mbani frymën , se do iu tregoj. Edhe pse vëllezër, asnjëri njëlloj! – Nga Ardjana Dragoj

ISHIN PESË VËLLEZËR

Ishin pesë vëllezër, të gjithë në një dorë
T’iu them: shkonin mirë? Vështirë po dhe zor
Vetëm mbani frymën , se do iu tregoj
Edhe pse vëllezër, asnjëri njëlloj!

Është vëllai i madh, që vetëm premton
Të thotë: hip këtu të shohësh Stambollë
Të tjerët e dinë që po bën gallatë
Por me një okej , iu mban sherrin largë.

Vijmë tek ky i dyti që vetëm përton
Mirë që dredh zinxhirë por dhe të qorton
Kërkoi ç’të duash, jo do thotë ai
Ç’më lejohet mua , të ndalohet ty!

Këta dy të parët , shkonin edhe vinin
Ama ky i treti vetëm i fëlliqte
E ruanin si sytë që të mos e nxehnin
Se ky vetëm shante , nuk dinte të fliste!

Çirrej më i vogli , askush s’e dëgjonte
Por e panë të gjithë që ai gëzonte
Më dëgjoni njëherë o dreqi iu marrtë
Vëllai i katërt po na fton në dasmë!

ARDJANA DRAGOI

Loading...