Instituti i Shëndetit Publik në vend ka apeluar që qytetarët të përdorin sa më pak kondicionerin e makinës, atë në shtëpi dhe në ambiente të tjera.
Sipas ISHP, kondicioneri ndikonte për keq në përhapjen e koronavirusit.
Këshillat nga ISHP për kujdes gjatë këtyre ditëve të nxehta:
⚠️ Prandaj kujdes❗️
🔸Kontrolloni gjendjen teknike të mjetit para nisjes.
🔹Vendosni rripin e sigurimit.
🔸Mos shpejtoni.
🔹Jo konsumit të alkoolit.
🔸Përdorni sa më shumë lëngje.
🔹Shmangni celularin në timon.
🔸Bëni herë pas here ndalesa në vende të freskëta, me hije, ujë të ftohtë etj.
🔹Përdorni veshje të lehta.
🔸Mos neglizhoni rregullat e sigurisë për pandeminë.
🔹Evitoni sa më shumë përdornin e kondicionerit.
Gjithashtu bëhet thirrje për mbajtjen e maskës dhe: “Shmangni vendet me grumbullime, ambientet e mbyllura dhe bashkëbisedimet në distancë të afërt”.