Ishte duke luajtur, burri tenton të rrëmbejë 11-vjeçaren në mes të ditës

Policia Escambia në Florida ka publikuar një video ku një burrë ka tentuar të rrëmbejë një 11-vjeçare ditën e hënë.Vogëlushja ishte duke pritur autobusin në stacion kur një makinë e bardh ndalon dhe një burrë i shkon me shpejtësi me thikë për ta marrë brenda.
Pas një betejë të ashpër ku burri tentoi ta futë me dhunë në veturë, por ajo arriti të ikë.

Ajo tani është mirë dhe pranë familjes së saj, ndërsa zyra e sherifit ka njoftuar se rrëmbyesi është në paraburgim. Atë e kapën duke publikuar makinën nga kamerat e sigurisë.

Loading...