Ishte pjesë e atentatit, arrestohet shoku i vrasësit të shqiptarit të ekzekutuar në Greqi

Një person është arrestuar nga policia greke për vrasjen e shqiptarit Mario Metaj mbrëmjen e djeshme në Patra.

I arrestuari është po shqiptar, por nuk është autori i vrasjes. Policia greke thekson se 31-vjeçari i arrestuar është i përfshirë në vrasjen e 27-vjeçarit.
Shqiptari i arrestuar është miku i autorit të vrasjes, ndërsa po sipas medieve të vendit fqinj dyshohet se e shtyu të ekzekutonte Metajn. Pista e parë e hetimit është hakmarrja si pasojë e përplasjeve mes bandave.

Ngjarja ndodhi në qytetin e Patras në vendin e njohur si kryqëzimi i Kourtesis, pas një sherri mes dy grupeve rivale.

Loading...